Kuvendi votoi, shtyhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Sonte Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi propozim-ndryshimet e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë, me çka shtyhet proseci i regjistrimit në vendin tonë.

“Për” shtyrje të regjistrimit votuan 95 deputetë, ndërsa 12 kanë votuar kundër. Në suaza të votimit sipas Badintert, 26 deputetë votuan “për”, ndërsa 12 “kundër”. Gjithashtu, me 95 vota “për” dhe pa asnjë abstenim si dhe pa debat paraprak, u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në suaza të Badinterit, 27 deputetë kanë votuar “për”.