Kuvendi votoi përbërjen e re të KSHZ-së

Aleksandar Dashtevski është zgjedhur për kryetar të KSHZX-së, ndërsa Ditmire Shehu mbetet nënkryetare e këtij institucioni më të lartë zgjedhorë.

Kështu Kuvendi sot me 95 vota pro ka zgjedhur përbërjen e re të KSHZ-së. Asnjë nga deputetët nuk kundërshtoi përbërjen e re të KSHZ-së. Kryetar i ri i Komisionit Shtetëror Zgjedhor do të jetë Aleksandar Dashtevski, i cili është mbështetur nga VMRO-DPMNE.

Mandat i përbërjes aktuale të KSHZ-së me të cilin kryesonte Oliver Derkovski skadon më 15 janar. Derkovski nuk do të jetë pjesë e përbërjes së re të KSHZ-së.