Kuvendi punëson 23 këshilltarë të huaj, prej tyre vetëm 3 shqiptarë


Sot ne Këshillin e Buxhetit ne Kuvendin e R.M i cili u vonua për rreth gjysmë ore,
kryetarja e këtij organi parlamentar, Frosina Remenski, personalisht dhe nëpërmjet telefonit i kërkonte anëtarët që të vijnë në sallë për të siguruar një numër të mjaftueshëm të deputetëve,per te caktuar bashkëpunëtorëve të huaj, qe do te ju shërbejnë grupeve parlamentare dhe atë :
10-LSDM
10-VMROI-DPMNE
2 – BDI
1 – BESA
qe dmth20 Bashkëpunëtor te jashtëm maqedonë dhe vetem 3 shqiptarë.
Nëse në çdo pesë deputet caktohet një bashkëpunëtor i jashtëm. A thu me sa deputet perfaqesohet VMRO-ja dhe LSDM.
Për të caktuar 10 bashkëpuntor të jashtëm VMRO dhe LSDM duhet të numërojnë 50 deputetë, realisht asnjëra nuk i ka këto numra por vazhdon praktika e vjeter e diskriminit të shqiptarëve ne Kuvend ku perqindja është afër 17% duke llogarritur përkthyesit ku janë të gjithë shqiptarë.
Me punesimet e reja do bjerë dukshëm numri i të punësuarve ne Kuvend diku rreth 15%.