Komisioni kuvendit për çështje të mandatit dhe imunitetit në seancën e sotme ka konfirmuar listën e kandidatëve të paraqitur për kryetar dhe anëtarë të KSHZ-së ndërkohë që me propozim të BDI-së, Naser Ziberi me shtatë vota për është konfirmuar si propozim-kandidat për Avokat të Popullit.
Në konkursin për Avokat të popullit që u shpall në fund të nëntorit u paraqitën katër kandidatë. Ndërkohë sot deputetja e BDI-së Arta Zendeli propozoi Naser Ziberi të konfirmohet si kandidat për Avokat të Popullit i Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit.
Pas kësaj reaguan Aleanca për Shqiptarët dhe Aletrnativa. Surija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët kërkoi që të ndërpritet seanca për zgjedhje e Avokatit të Popullit dhe të bisedohet për kandidat tjetër i cili do të propozohej nga partitë opozitare shqiptare.
Nga koalicioni ASH-AAA theksojnë se Ziberit i është premtuar ky post që para zgjedhjeve, kur pranoi që të jetë kandidat i BDI-së për kryeministër.