Kuvendi nesër do të vendosë për bartjen e maskës në ambient të hapur në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot informoi se Ligji për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, nesër do të jetë në procedurë parlamentare.
Ai shpreson se deputetët do të votojnë sa më parë ndryshimet.

Nëse kalojnë këto ndryshime në Kuvend, miratohet pakoja me masa restriktive.
Këtu përfshihet bartja e maskave në ambient të hapur, kufizimi i numrit të mysafirëve në katër dhe ndalesa për tubime pas orës 22.
Ndryshe, ky propozim-ligj u vendos javën e kaluar në procedurë parlamentare, por OBRM-PDUKM kërkoi kohë shtesë për ta shqyrtuar.