Me 61 vota për dhe 24 vota kundër, Kuvendi miratoi Ligjin për arsim të lartë, për gjykatat dhe Këshillin Gjyqësor, Ligjin për armët si dhe për siguri në komunikacionin rrugor.
VMRO-DPMNE ishte partia e vetme që votoi kundër sjelljes së këtij ligji.
Koordinatori i grupit parlamentar të kësaj partie Dragan Danev tha se arsyeja pse nuk do ta mbështesin është refuzimi i 18 amendamenteve të propozuara nga opozita.
Sa i përket përmbajtjes së tekstit, Danev tha se vlerësimi i ekspertëve për Ligjin për arsim të lartë është negativ dhe të njëjtët kanë theksuar se ky ligj kthen sistemin e arsimit për 30 vite mbrapa.
Përveç Ligjit për arsim të lartë, Kuvendi ndër tjerash miratoi edhe Ligjet për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin për Gjykatët. Ku këto ligje u votuan nga të gjithë deputetët, ndërsa VMR0-DPMNE thanë se i mbështesin këto ligje, meqë janë në kuadër të pakos për reforma, ndërkohë që nga LSDM-ja mirëpritën bashkëpunimin e opozitës.