Kuvendi mbetet i bllokuar, partitë nuk lëshojnë pe…

Kuvendi mbetet jo funksional. Mungesa e deputetëve që ndodhen në izolim për shkak infektimit me Kovid-19, bën që shumica të mos ketë kuorumin e nevojshëm për të mbajtur seancë. Deri sa nuk kthehen deputetët që ndodhen në izolim, nuk do të thirret seancë e re. I pari i ligjvënësit tha se nuk dëshiron që zgjidhjen për bllokadën ta gjej përmes situatave nga e kaluara.

Vendosin ultimatum përderisa nuk kalon ligji. Si mund ta di unë se do kalojë ligji dhe nëse do kalojë nëse nuk e merr shumicën e nevojshme prej 1/3 të votave. Ky është ping-pong lojë politike për qëllime të ngushta partiake nga të gjitha anët, pa përjashtime. Për këtë arsye jam i obliguar nesër të prolongoj afatin e seancës sepse është e pakuptimtë që nesër t’i ftoj deputetët të vijnë dhe atë që kam si përgjigje në koordinim ta konstatoj në seancë se nuk mund të mbahet – deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.