Kuvendi i Shqipërisë vendosi, Presidenti Ilir Meta nuk do të shkarkohet

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme plenare me shumicë votash e miratoi rekomandimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e shkarkimit të presidentit, Ilir Meta.
Me 78 vota “për” u vendos që presidenti Meta të mos shkarkohet bazuar në gjetjet në raportin e Komisionit të paraqitur nga kryetari Ulsi Manja i cili thotë se shkeljet e presidentit Meta të kompetencave kushtetuese nuk janë serioze.

Ndërsa, “kundër” votuan 17 ndërkaq “abstenuan” 8-të.
Në seancë kryeministri Edi Rama tha se Meta meriton të shkarkohet, por se “ata i referohen mendimit të Komisionit të Venecias”.
“Ilir Meta në vlerësimin tonë meriton të shkarkohe, por ne i referohemi mendimit të Komisionit të Venecias. Duke e mbyllur këtë çështje para së gjithash u them atyre që e komentojnë këtë vendim si ndryshim kursi në lidhje me Ilir Metën se nuk është kështu. Konsiderojmë se Ilir Meta duhet të shkarkohet por ne jemi të ndryshëm nga partia e vjetër dhe ajo e re” tha Rama.

Shumica parlamentare në të cilën u mbështet nga disa prej deputetëve të opozitës, formoi Komision Hetimor një vit më parë për të shkarkuar Metën pasi ai anuloi dekretin që së pari i caktoi zgjedhjet lokale më 30 qershor dhe më pas i ripërcaktoi ato më 13 tetor. Sidoqoftë zgjedhjet lokale u mbajtën më 30 qershor në të cilat morën pjesë vetëm koalicioni i udhëhequr nga PS-ja ndërsa opozita i bojkotoi ato, kështu që nga 61 kryetarë e rinj të komunave madje 60 janë nga PS-ja.
Socialistët akuzuan gjithashtu Metën për shkelje të kompetencave kushtetuese në zgjedhjen dhe betimin e gjyqtarëve kushtetues para tij.