Kuvendi i RMV-së sot mban seancën e 59-të!

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbaj seancën e 59-të, në rend dite të së cilës mes tjerash është edhe Projektligji për zhvillimin, prodhimin dhe tregtimin e mallrave ushtarake, në lexim të dytë.

Në seancë do të shqyrtohen edhe projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të jashtme, me procedurë të shkurtuar, të dorëzuar nga deputetët Arbër Ademi, Jovan Mitreski, Arta Bilali-Zendeli dhe Ilija Nikolovski, si dhe për ndryshimin e Ligjit për Kuvendin, me procedurë të shkurtuar të parashtruar nga deputetët Talat Xhaferi, Jovan Mitreski, Arbër Ademi, Goran Misovski, Nikolla Micevski dhe Panço Minov.