Kuvendi i Maqedonisë sonte vazhdon me seancë të re

Kuvendi sot pasdite përfundoi me seancën e 32-të ku në sallë ishin të pranishëm 65 deputetë, dhe ku u diskutua “Strategjia Nacionale për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025”
“Ju njoftojmë se Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi caktoi vazhdim të Seancës së 36-të, e cila do të vazhdojë pas mbarimit të Seancës së 32-të”, njoftojnë nga Kuvendi.
Nga rendi i ditës së seancës së 32-të, ka 21 pika për votim ndër të cilat pika që u diskutua e fundit, përkatësisht “Strategjia Nacionale për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025”.