Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot mbanë dy seanca

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta vazhdojë seancën e 30-të, në rendin e ditës të së cilës janë shumë projektligje me procedurë të shkurtuar.

Në këtë seancë përfshihen ligjet për përdorimin e gjuhës së shenjave, për mbrojtje nga ngacmimet në vendin e punës, për praktikë, për vullnetarizëm, si dhe për pagesën e pensioneve dhe kompensimeve të pensioneve nga sigurimi kapital financiar pensional.
Me flamur evropian, në rend të ditës është edhe Projektligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për cilësinë e ajrit të ambientit, në leximin e parë.