Kuvendi i Berishës shkarkon Bashën nga posti i kryetarit të PD-së

Kuvendi i mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar me shumicë absolute për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD. Delegatët e Partisë Demokratike në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha, kanë votuar pro shkarkimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Sipas njoftimit të drejtuesve të këtij kuvendi, pro shkarkimit të Lulzim Bashës kanë votuar 4446 delegatë, pastaj kundër kanë votuar 36 delegatë dhe 9 delegatë e kanë nxjerr fletën të pavlefshme.

Megjithatë, fjala e fundit i mbetet referendumit të thërritur për datën 18 dhjetor, ku çdo anëtarë i partisë në të gjithë vendin do të votojë për të ratifikuar votimin e të shtunës.
Përplasjet mes Bashës dhe Berishës, erdhën pas vendimit të SHBA-së për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit, masë që pasoi me përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së më 9 shtator.