Kuvendi do ta mbajë seancën e 51-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 51-të në rend dite të së cilës janë shumë propozim vendime ligjore nga fusha të ndryshme.

Në Kuvend gjithashtu mbledhje do të mbajnë edhe komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për çështje evropiane, për punë dhe politikë sociale dhe për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave.