Kuvendi do ta fillojë seancën e 50-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta fillojë seancën e 50-të. Në rend dite janë dyzet ligje në lexim të parë dhe të dytë, vendime, interpretime autentike dhe raporte vjetore. Kjo është seanca e parë pas pushimit vjetor të deputetëve.