Kuvend, vazhdon debati për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues

Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do ta vazhdojë debatin për propozimin që prokurori publik Ljubomir Joveski të jetë gjyqtar kushtetues. Joveski për gjyqtar kushtetues është propozim i partive në pushtet.

Anëtarët e këtij Komisioni ditët e fundit kanë përkrahur kandidatet Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil dhe gjyqtarin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender.