Kuvend, sot pritet të vazhdojë seanca për pakon e pestë ekonomike

Kryetari Talat Xhaferi, për sot në ora 14 ka planifikuar vazhdimin e seancës së 32-të, dhe pas përfundimit të saj, pritet të vazhdojë seanca e 36-të, e cila përfshin ligjet nga pako e pestë e masave ekonomike. Nga grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së thonë se ata nuk do të marrin pjesë në seancën e 32-të, por do të jenë të pranishëm dhe do të votojnë vetëm për ligjet nga paketa e pestë e masave.

Qëndrimi i grupit parlamentar është i vazhdueshëm, prioritet është votimi i ligjeve nga paketa e pestë e masave ekonomike. Deputetët e VMRO DPMNE-së, do të marrin pjesë në seancën e 36-të në të cilën janë ligjet nga paketa e pestë e masave, si dhe nuk do të marrim pjesë në seancën e 32-të”, thonë nga Grupi parlamentar VMRO-DPMNE-së.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, paralajmëruan se do të ndihmojnë rreth kuorumit.

Në seancën e 36-të, sigurisht se do të marrim pjesë dhe do të deklarohemi për masat që duhet tu ndihmojnë qytetarëve. Dhe, në raport me seancën 32, që duhet të mbahet 15 minuta më herët, nëse vërtetë ka nevojë për kuorum, dhe nuk ka, atëherë deputetët tanë do të hyjnë në sallën e kuvendit, dhe do ta sigurojnë atë. Edhe pse nuk e dime, cila është arsyeja e vërtetë, pse insiston në atë seancë, që mos ti sigurojmë atij dhe BDI-së arsyetim, se gjoja ne jemi fajtorët, ne do të marrim pjesë në atë seancë”, pohoi Afrim Gashi, lider i Alternativës.

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski shpreson se do të mbizotërojë arsyeja, dhe kompanitë do ta marrin ndihmën e nevojshme.
Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme dhe gjithçka që është e mundur për tu miratuar ligjet në lidhje me paketën e pestë. Qytetarët duhet ta dinë, opozita po bën gjithçka, që ndihma të mos arrijë tek qytetarët. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi, që ndihma të arrijë tek qytetarët”, pohoi Jovan Mitreski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.

Debati midis deputetëve dhe Kryetarit të Kuvendit të enjten zgjati deri vonë në mbrëmje, i cili përfundoi pa ndonjë rezultat. Koordinatorët e grupeve parlamentare, disa prej deputetëve dhe Kryetari i Kuvendit, përmes vërejtjeve të panumërta procedurale, debatuan nëse do të votonin për pikën 21, nga seanca e 32-të, dhe më pas për të vazhduar në të 36-tën, apo të shtyhet votimi për shkak të mungesës së kuorumit, dhe për të vazhduar me seancën e 36-të, në të cilën janë tre ligjet nga pako e pestë e masave ekonomike.