Kuvend: Propozimi francez të enjten para deputetëve

Deputetët sot janë njoftuar se seanca parlamentare ku në rend dite do të jetë Informacioni për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese do të mbahet të enjten në ora 13.00. Nga Kuvendi kanë njoftuar se në këtë seancë deputetëve do t`u drejtohet edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen.

Qeveria, sipas kërkesës nga koordinimi i fundit në Kuvend, pasdite ia ka dorëzuar parlamentit plotësimet e Informacionit për përmbajtjet e propozim-kornizës negociuese për negociatat aderuese RMV-BE, që është propozuar nga presidenca franceze më 30 Qershor 2022 – ka njoftuar press-shërbimi I Kuvendit, duke shtuar se dokumentet u janë përcjellë të gjithë deputetëve.

Qeveria ka publikuar tre dokumentet e kornizës negociuese, por jo edhe protokollin dypalësh RMV-Bullgari. Nga burime të ndryshme në koalicionin qeveritar vinin informacione konradiktore nëse dhe kur do të publikohet protokolli dhe cka përmban I njëjti.

Opozita ka akuzuar se pranimi I propozimit do të rezultojë me “bullgarizimin e Maqedonisë” dhe humbjen e gjuhës dhe identitetit, derisa qeveria siguron se gjuha dhe cështjet identitare janë të mbrojtura. Burime diplomatike kanë thënë se nëse pranohet propozimi francez, konferenca e parë ndërqeveritare RMV-BE mund të mbahet në fillim të javës së ardhshme, kurse më pas BE-ja do t`I nis negociatat me Shqipërinë./KlanMacedonia/