Kuvend, një pjesë e Malit Sharr do shpallet park kombëtar

Kuvendi shqyrton propozim ligjin e Qeverisë për shpalljen e një pjese të Malit Sharr Prak Kombëtar për shkak të mbrojtjes së bukurive dhe vlerave të jashtëzakonshme natyrore, diversitetit dhe pasurisë së biodiversitetit, si të mira me interes publik.

“Një nga avantazhet madhore që do të sjell shpallja e Parkut Kombëtar në regjionin në fjalë është se menaxhimi I mirë I tij do të mundësojë zhvillim turistik dhe zhvillim të qëndrueshëm që do të thotë se vendbanimet rreth e përqark këtij rajoni do të arrijnë një farë mirëqenie nga turizmi.”, tha Vjollca Ademi nga BDI.

“Tambrojmë Malin Sharr, por jo vetëm Malin Sharr, ta mbrojmë natyrën në përgjithësi në gjithë territorin e shtetit atje ku dora e shtetit duhet të jetë prezente, dhe në këtë mënyrë e mbrojmë veten dhe ardhnërinë e fëmijëve.”, tha Fadil Zedeli nga L. Besa.
“Potencialet janë shumë të maëdha, përfitimet për shtetin mund të jenë edhe më të mëdha por përfitimet më të mëdha do të jenë për popullsinë lokale. Prandaj dua të përkrah këtë ide.”, tha Nenad Kociç nga LSDM.

Por opozita dyshon në qëllimin e kësaj ideje dhe zbatimin e mirëfilltë ligjeve. Ak*uzon pushtetin për moszbatim të ligjeve ekzistuese dhe shkatërimin e pyjeve.
“Premtimet për të shpallur një park kombëtar kanë vazhduar me vite me rradhë me shpjegime të procedurave përgatitore si dhe procedurave burokratike, ndërkohë të njëjtat autoritete që duan të shpallin Malin Sharr park kombëtar kanë dhënë koncesione për ndërtimin e hidrocentraleve.”, tha Alil Snopçe nga ASH.

“Përkapja urbanistike do të ndiqet me zgjuarsi edhe nga sektori joqeveritar edhe nga opozita. Duhet të vini mekanizëm që të ndalojë ndërtimet në parqet nacionale, sidomos ndërtimet e paligjshme.”, tha Zdravko Trajanov nga VMRO-DPMNE.
Konformë propozim ligjit, Shpallja e Parkut Kombëtar të Malit Sharr ndër të tjera mundëson ruajtjen e gjendjes autentike të natyrës përmes mbrojtjes së vlerave natyrore dhe vlerave të tjera.
Sipërfaqja e përgjithshme Parkut Kombëtar të Malit Sharr është 62 705 hektarë, i cili do të menaxhohet nga Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr.