Kuvend, marrëveshja për emrin në votim të dytë


Kuvendi republikan javën e ardhshme sërish do të duhet të votojë Marrëveshjen për emrin me Greqinë, pasi presidenti Gjorge Ivanov refuzoi ta dekretojë ligjin që u miratua me shumicë votash, më 20 qershor, me arsyetimin se marrëveshja që parasheh ndryshimin e emrit të Maqedonisë në “Maqedonia e Veriut” është antikushtetuese. Duke marrë parasyshë se presidenti mund ta refuzojë edhe votimin e dytë, ashtu siç ndodhi me ligjin për gjuhët, kryeparlamentari Talat Xhaferi ka paralajmëruar mundësinë që ligjet në fjalë të shpallin në Gazëtën Zyrtare, pa nënshkrimin e presidentit. Në vijë të njejtë me presidentin është edhe partia nga e cila vjen Ivanov VMRO-DPMNE, e cila ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se ka nënskruar marrëveshje të kapitullimit, derisa ka paralajmrëruar kryeparlamentarin dhe drejtorin e gazetpës zyrtare që të mos e publikojnë vendimin pa nënshkrimin e presidnetit pasi do të përgjigjen për shkelje të ligjeve.

Zoran Zaev dhe LSDM e kanë nënshkruar marrveshjen më të turpshme dhe marrveshjen më kapituluese për Republikën e Maqedonisë, ku vet u tërhoqën nga eri, identiteti, kombi dhe pakica maqedonase. Zoran Zaev, Dimitrov dhe të tjerët kanë përjetuar fjasko në planin diplomatik”.                                                                                          

Por partit në pushtet Marrëveshjen për emrin e vlerësojnë si një nga vendimet më të rëndësishme që nga pavarësia e Maqedonisë dhe Marrëveshja e Ohrit. Pas 11 vitesh disfata Maqedonia po rradhit suksese historike vlerësojnë nga LSDM.

“Pas 11 vitesh izolim, ndarje, destruktivitet dhe kthim prapa për shkak të qeverisjes kriminale të VMRO-DPMNE-së, pas 11 vitesh disfata në planin ndërkombëtarë Maqedonia sot përfundimisht po rradhitë suksese historike dhe fitore. Edhe përkundër sjelljes destructive dhe antishtetërore të VMRO-DPMNE-së, Maqedonia me vendosmëri po shkon përpara drejt BE-së dhe NATO-s, rrugë që është përcaktuar sakt”, theksojnë nga LSDM.

Maqedonia do të marr ftesë për anëtarësim në NATO në samitin e rradhës të Aleancës, ndëlrsa tanimë ka marrë datën për fillimin e bisedimeve me BE-në theksojnë nga LSDM, sipas të cilës kjo paraq1et realizim të përcaktimeve strategjike të MAqedonsië dhe qytetarëve të sajë.

Nëse VMRO-DPMNE me të vërtetë është për anëtarësim në BE dhe NATO atëherë duhet të jepë mbështetje për marrveshjen e cila e garanto identitetin dhe realizon interesat nacionale dhe shtetërore, në të kundërtën deklaratat e tyre janë fluska të zbrazëta për ta gënjyer opinionin, theksojnë nga LSDM në reagimin ndaj kundërshtimit që VMRO-DPMNE po I bën marrveshjes për emrin.