Kuvend/Ligji për mbrojtjen e popullsisë hiqet nga rendi i ditës

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka hequr nga rendi i ditës propozimin e Qeverisë për ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse.

Propozim Ligji në fjalë ishte paraparë që me procedurë të shpejtë të kalon filtrin e nevojës, ndërsa më pas të vijonte faza e shqyrtimit të amendamenteve .

Ndryshe me këtë propozim parashikohet detyrimi për mbajtjen e maskave, kufizimi i grumbullimeve pas orës 22 dhe ndalesa e grumbullimeve familjare.