Kuvend, deputetët refuzuan raportin e Këshillit Gjyqësor


Deputetët e pushtetit dhe opozitës u përplasën rreth ndikimit politik në punën e gjyqësorit. Nga LSDM dolën me qëndrim se raporti nuk është thelbësor.
Sipas tyre, korniza ligjore nuk ishte e mjaftueshme që gjyqësori të funksionojë si organ i pavarur që u dëshmua në 10 vitet e fundit.
“Në konkluzat që janë dhënë në raport është shënuar se prioritetet e këshillit do të përqendrohen në sigurimin dhe garantimin e pavarësisë së gjyqësorit në RM, megjithatë jemi dëshmitarë se në praktikë në Këshillin Gjyqësor për fat të keq tani do të jenë këto prioritete, sepse në praktikë Këshilli Gjyqësor ishte kthyer në institucion i cili kujdesin për gjykatësit dhe gjyqësorin e ndërroi me dëshira politike, partiake dhe ndikime”,- tha Aneta Simeska-Dimoska nga LSDM.
Nga VMRO-DPMNE akuzuan pushtetin për ndikim në gjyqësor dhe mungesë reformash.
“Nëse në të kaluarën ka pasur raste të presionit, le të përpiqemi që në të ardhmen kjo gjë të zvogëlohet. Por, nuk mund të zvogëlohet nëse drejtpërsëdrejti pushteti ekzekutiv vihet ballë trupit për reforma në gjyqësor, trupë që do të vendosë për ardhmërinë e gjyqësorit dhe gjykatësve të cilët duhet të gjykojnë”,- u shpreh Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE.
Në mungesë të kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhoski, raportin mbi punën e këtij organi për vitin 2017 e përfaqësoi sekretarja e përgjithshme, Anita Andonovska.