Kuvend, deputetët do të diskutojnë rreth vendimeve për gjendje të jashtëzakonshme të miratuara nga presidenti i vendit

Propozimi i vendimeve për përcaktim të ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme të miratuar nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të publikuar në Gazetë zyrtare të RMV-së, janë në rendin e ditës të mbledhjes së sotme të Kuvendit.
Deputetët do të diskutojnë rreth Propozimi të Vendimit për konfirmim të Vendimit për përcaktimit të ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme numër 08-526/2, miratuar nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 18 mars 2020, ndërsa publikuar në Gazetën zyrtare të RMV-së numër 68 prej 18 marsit të vitit 2020.

Në rend dite janë edhe Propozimi i Vendimit për konfirmim të Vendimit për përcaktim të ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme numër 08-607/2, miratuar nga presidenti i RMV-së më 16 prill 2020, ndërkaq publikuar në Gazetën zyrtare të RMV-së numër 104 të 17 prillit 2020, Propozim Vendimi për konfirmim të Vendimit për përcaktim të ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme numër 08-682/2, miratuar nga presidenti i RMV-së më 16 maj 2020, ndërkaq publikuar në Gazetën zyrtare të RMV-së numër 127 më 17 maj 2020, si dhe për Propozim të Vendimit për konfirmim të Vendimit për konfirmim të Vendimit për përcaktim të ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme numër 08-729/2, miratuar nga presidenti i RMV-së më 30 maj 2020, ndërkaq publikuar në Gazetën zyrtare të RMV-së numër 142 më 31 maj 2020.

Para deputetëve, siç është paralajmëruar, është edhe Propozimi i Vendimit për konfirmim të Vendimit për përcaktim të ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme numër 08-777/2, miratuar nga presidenti i RMV-së më 15 qershor 2020, ndërsa publikuar në Gazetën zyrtare të RMV-së numër 159 më 15 qershor 2020.

Siç është paralajmëruar, në agjendë janë edhe Propozim – vendimi për themelim të delegacioneve, grupeve të deputetëve dhe formave të tjera të realizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Kuvendit të RMV-së, parashtruar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Në mbledhjen e sotme është edhe Propozim – vendimi për ndryshim të Vendimit për themelim të delegacioneve të Kuvendit të RMV-së në Komitetin parlamentar për stabilizim dhe asociim dhe Informata për gjendjet me sektorin e përpunuesve të rrushit në vitin 2020.