Kuvend, debat për arsimin fillor

Vërejtje të shumta mbi konceptin e ri për arsimin fillor u shpalosën në debatin publik në Kuvend. Derisa pushteti konceptin e ri e cilëson si diçka që i ka munguar prej kohësh sistemit arsimor, profesoresha Vesna Janevska konsideron se i njëjti duhet të tërhiqet me arsyetimin se ka shumë mangësi. Pos aspekteve tjera, ajo thotë se edhe kushtet nëpër shkolla si dhe mungesa e planit financiar brenda konceptit pamundëson që i njëjti të reflektojë i suksesshëm.

Dokumenti është përpiluar pa analizë të hapësirave kadrovike, resurseve didaktikë metodologjike, kompetencave të mësimdhënësve dhe gjendjes infrastrukturore të shkollave, pa analizë sistematike të sistemit ekzistues shkollor në Maqedoni. Koncepti ka një sërë lëshimesh dhe pyetjesh të pazgjidhura. Si psh: si do të realizohet mësimi parashkollor dhe në cilat kushte, në cilat shkollat? Në shkollat që punojnë në 3 ndërrime dhe çerdhet të cilat janë në deficit. Koncepti nuk rregullon mësimin me paralele të kombinuara, mësimi në kushte shtëpie, mësimi për nxënësit me nevoja të posaçme, punë me nxënës të kategorive të rrezikuara, punë me fëmijë të talentuar etj’ deklaroi Vesna Janevska, profesor doktor.

Akademiku Vlado Kambovski tha se debati publik është i vonuar, megjithatë shtoi se nuk guxojmë ta vonojmë sjelljen e konceptit.
Kemi të bëjmë me një model të përzier. Derisa po kufizohet numri i lëndëve, rritet materiali i shumë lëndëve. Këta reforma do të duhet të hapen edhe për atë se si e kemi arsimin parashkollor dhe si e kemi gjendjen në arsimin e mesëm’ pohoi SINKRON – Vllado Kambovski, Akademik.

Ministrja e Arsimit Milla Carovksa tha se koncepti i ri siguron një kuadër të motivuar të arsimtarëve, të cilët janë arsyeja kryesore e suksesit apo dështimit të nxënësve.
Me konceptin e ri mundi i gjithsecilit do të shpërblehet me mundësi për ngjitje në karrierë. Paralelisht do të investojmë në zhvillimin profesional dhe përparim të kuadrit mësimor, diçka që me vite kërkohet mu nga ju mësimdhënës.Unë fuqishëm besoj se nuk mund të kemi gjenerata prosperuese pa mësues kualitativ të cilët do t’i motivojnë të rinjtë tanë t’i tejkalojnë kufijtë. Prandaj, fuqishëm kontribuojmë tek ju sepse vetëm kështu mund të ndërtojmë shkollim fillor kualitativ’ tha Mila Carovska, Ministre e Arsimit.

Reformat e paralajmëruara parashohin më pak lëndë, më shumë hulumtime dhe analizë, lëndë zgjedhore dhe aktivitete jashtëshkollore. Këto ndryshime të propozuara nga Ministria e Arsimit pritet të gjejnë zbatimin nga fillimi i vitit shkollor 2021/22.