Kushtetuesja rrēzon poshtë kolonën etnike të ministrit Lloga!

Udhëzimi i ministrit të Drejtësisë Krenar Loga, me të cilin ka futur në certifikata rubrikën për përkatësinë etnike, nuk do të jetë përkohësisht i vlefshëm. Ky është vendimi i gjyqtarëve kushtetues me pesë vota “pro” dhe dy “kundër”.

Debati zgjati më shumë se një orë e gjysmë dhe Lloga e ndoqi nga publiku.


Ata vendosën të vazhdojnë procedurën për udhëzimin dhe deri në vendimin përfundimtar të ketë masë të përkohshme që udhëzimi të mos zbatohet. Ka pasur një votim “kundër” procedimit nga Naser Ajdari dhe Fatmir Skënderi.

Udhëzimi i Llogës shkaktoi reagime të dhunshme në opinion, të cilët dyshuan se ministri, duke anashkaluar ligjet, po merrte një vendim antikushtetues.
Ky vendim i kushtetueses ua vështirëson aplikimin për të fituar shtetësinë bullgare një pjesë të madhe të qytetarëve të vendit, që me kolonen etnike të ministrit Lloga e kishin shumë më lehtë për të vërtetuar përkatësinë etnike tyre, bullgare, gjë që i kursente shumë qytetarë për t’u pajisur me dokumente shtesë për të vërtetuar para organeve kompetente bullgare përkatësinë e tyre, dhe për t’u pajisur me lehtë me shtetësinë bullgare.