Kushtet e motit janë optimale për kulturat bujqësore

Kushtet e volitshme të motit këtë javë, me temperatura pozitive të mëngjesit, mundësojnë punë në sipërfaqe të hapura në pemtari dhe vreshtari, si dhe aktivitete në kopshtari dhe prodhim të duhanit të cilat janë të zakonshme për këtë periudhë të vitit. Sipas agrometeorologëve, moti i pranverës e zgjoi vegjetacionin, posaçërisht tek pemët kockore ku janë vërejtur të gjitha fazat e lulëzimit.

“Temperaturat pozitive të mëngjesit dhe ato të ditës të cilat lëvizin rreth 20 gradë Celsius, janë optimale për kulturat bujqësore në këtë periudhë të vitit”, thonë nga DPHM dhe shtojnë se dukuria e ngricave gjatë javës së kaluar me siguri është faza e fundit për këtë pranverë.