Tashmë është mëse e njohur çështja e martesave mes vajzave shqiptare nga zonat rurale të Shqipërisë, me djem nga Serbia. Kjo gjë po ndodh prej vitesh.
Vajzat nga Shqipëria, bëhen nuse të serbve përkundrejt një shume të caktuar parash. Shuma shkon deri në 5 mijë euro, ndërkohë që ndërmjetësuesi i merrë deri në 2 mijë.
Këto vajza shkojnë nuse në fshatra të Shqipërisë dhe shpesh martohen me burra shumë vite më të vjetër se vetë ato. Sigurisht, bë të tilla raste nuk bëhet fjalë për dashuri.
Trendi i martesave shqiptaro-serbe, po vazhdon edhe më tej. Raportohet se janë rreth 800 femra shqiptare që janë “tregtuar” në Serbi. Po ashtu, mediat serbe shkruajnë se fëmijët e shqiptarëve tradicionalisht “përngjajnë” nga nëna ose daja, për shkak të gjakut.