Kush nuk po e dëshiron Ilir Hasanin bartës liste në BDI, ja kush shkruan?

Gazetari Naser Selmani ka komentuar pres konferencën e djeshme të VMRO-DPMNE-së, ku u sulmua edhe mjeku i njohur shqiptar, Ilir Hasani.

Selmani vlerëson se prapa këtij sulmi qëndrojnë vetë “kuadro të Gruevskit në DUI”, të cilëve nuk u konvenon që Hasani të bëhet deputet.
“Kuadrot e Gruevskit në DUI përpiqen përmes VMRO te eliminojnë ato pak profesionistë dhe njerëz me integritet në parti nga gara zgjedhore! E dini kush ndihet i rrezikuar nga doktori Ilir Hasani? Kush është në garë për deputet nga Kumanova? E dini?
E kuptoni pse them se pjesa më e madhe e kuadrove të DUI-it janë ushtarët më fantaikë të shtetit të kapur!”, shkruan Selmani.
Ndryshe mjeku Hasani deri tash permendej si kandidati më serioz për bartës liste në njësinë numër 2, kurse pas pres konferencës së djeshme të VMRO-DPMNE-së, si emër më serioz ka filluar të përmendet Bujar Osmani. Me këtë janë ngjallur dyshime serioze jo vetëm në opinion, por edhe brenda vetë strukturave të BDI-së se VMRO-DPMNE me sukses po mundohet të përcaktojë kandidatët e BDI-së për deputetë.