Kush lejoi që spitalet covid të ndërtohen me materiale të tilla?

Profesori universitar, Dejan Trajkovski pas tra*gjedisë në spitalit covid në Tetovë theksoi se si është lejuar që këto spitale modulare të ndërtohen me materiale që ndizen. Ai këtë e ka alarmuar përmes një postimi në Facebook si më poshtë:

Pyetja e parë: Kush lejoi që objekti për trajtimin e të sëmurëve dhe personave të palëvizshëm të ndërtohet me material që ndizet? Si është e mundur që të përdornin materiale poriuretan (PUR), kur dihet se ai material di*gjet shumë shpejt sikur kashta?
Ai ka parashtruar edhe pyetje të tjera se a ka pasur objekti pajisje kundër zj*arrit dhe se përse nuk është vepruar kur janë ndezur shkëndijat e para.