Kush janë VIP-at që po përdorin avionin për fluturime 5 minutëshe?

Mega-milionerët janë vënë shënjestër nga mediat që po ekspozojnë hipokrizinë e tyre për sa i përket klimës dhe ambientit.

Për ironi të fatit, shumë prej tyre janë ndër figurat më të zëshme për sa i përket problemeve të ngrohjes globale apo emetimeve të karbonit.

Kylie Jenner po kritikohet masivisht për udhëtimin e saj me avion javën e shkuar që zgjati vetëm 17 minuta!

Arsyeja që ky fakt është publik është llogaria në Twitter, @CelebJets, e hapur së fundmi nga 19- vjeçari Jack Sweeney.

Lajmi për motrën e famshme të Kim Kardashian duket se nuk e habiti aspak Sweeney-n.

Sipas tij, miliarderi Elon Musk ka bërë udhëtime edhe më të shkurtra me çarterin e tij privat.

Sweeney tha se Musk ka udhëtuar shumë herë nga Aeroporti i Los Anxhelos-it në Aeroportin Hawthorne, një udhëtim që zgjat vetëm 5 minuta!

Kjo distancë është vetëm 9 kilometra dhe mund të përshkohej lehtësisht me makinë për vetëm 10 minuta.

Avionët privatë të ultra të pasurve në SHBA janë kthyer në një temë serioze falë adoleshentit i cili pret ta zgjerojë edhe më tej programin e tij CelebJets, i cili gjurmon lëvizjet e avionëve personal të të pasurve, duke përdorur të dhëna të trafikut ajror të cilat janë publike.

Sipas World Inequality Lab, 1% e popullsisë që përfshinë njerëzit më të pasur në botë, shkaktojnë 70 herë më shumë ndotje apo emetim të karbonit në ambient se sa pjesa tjetër e njerëzve.

Në të njëjtën kohë, avionët privat janë 5-14 herë më ndotës se avionët komercialë dhe 50 herë me shumë se trenat.

Një ironi tjetër është fakti që Musk është një nga përkrahësit më të mëdhenj të mbrojtjes së klimës dhe ka ngritur edhe një kompani që pritet të komercializojë udhëtimin me tren në vend të avionit.

A jeni kuriozë për çarterin privat që shkakton më shumë ndotje në ambient? Sipas Yard, ai është pikërisht çarteri i këngëtares Taylor Swift.

Ajo ka bërë plot 170 fluturime me avion privat këtë vit duke ndotur ambientin me plot 8300 tonë dioksid karboni!

Dhe problemi kryesor është pikërisht fakti që ajo nuk ka qenë aktive në ture gjatë kësaj periudhe.

Prezantuesja e famshme Oprah Winfrey është gjithashtu një nga VIP-at që shkakton më shumë ndotje.

Në vitin 2022, ajo ka ndërmarrë mbi 68 fluturime në avionin e saj privat që kushton $75 milionë dollarë, duke shkaktuar 3,493 tonë emetime karboni – 499 herë më shumë se njeriu i zakonshëm.

Fluturimi më i shkurtër i saj ka qenë gjithashtu vetëm 14 minuta duke emetuar 1 ton dioksid karbon!

Kim Kardashian ka ndotur ambientin me plot 4268.5 tonë dioksid karboni me anë të 57 fluturimeve të saj vetëm gjatë 6 muajve të parë të vitit 2022!