Tre shtete anëtare të BE-së e kanë shprehur hapur sot vendimin e tyre se Shqipëria nuk e meriton që t’i hapen negociatat.
Bisedimet e nisura në Luksemburg, ku ishin të pranishëm ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së në raundin e parë të tyre kanë dështuar.
Ministrat e Jashtëm të Francës, Holandës dhe Danimarkës janë shprehur kundër hapjes së negociatave të BE-së me Shqipërinë.
Sipas këtyre vendeve, Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet e vëna. Sipas ministrave të Jashtëm të Francës, Holandës dhe Danimarkës, vendi ynë ka nisur reforma, por ato janë të pamjaftueshme.
Raundi i parë dështoi për Shqipërinë. Gjithsesi vendimi përfundimtar do të merret në samitin e 28-29 qershorit ku do të takohen drejtuesit e vendeve të BE-së./syri.net