Kush ishte Minush Latifi, 44-vjeçari që tronditi fshatin Hotël?

Shkruan: Harun Abazi

Dje (18.06.2022) i gjithë fshati Hotël i komunës së Likovës ndjeu një humbje të madhe për njeriun e mirë. Në moshën 44-vjecare, ndërroi jetë, Minush Latifi, i lindur në fshatin Hotël, baba i 4 fëmijëve, prind i mrekullueshëm, shokë, besnik, dashamirë i fshatit dhe rrethit në përgjithësi. Prandaj, ne nuk mund themi asgjë përveç se: “Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi”.

Gjithashtu Minush Latifi ishte edhe pronar i “Bushi Trans” dhe drejtor i ndërmarrjes për grumbullimin e plastikave në Komunën e Likovës. Minush Latifi vitet e fundit ishte kryetar i bashkësis lokale në fshatin Hotël, vullnetar i pandalshëm, humanist dhe kontribues i punëve të mira. Lutemi për ty e Inshallah Zoti të shpërblen me Xhenetet më të larta, e familjes Zoti ua dhashtë durimin…! Varrimi i të ndjerit bëhet sot më datë 19.06.2022, pas namazit të Ikindisë.