Kush ishte babai i Anton Çettës që ishte dekoruar dy herë nga Franca


Lazër Çetta (babai i prof. Anton Çettës), i dekoruar nga presidenti francez me medaljen “Officier d’Académie” e akorduar në vitin 1928.

Poashtu në vitin 1934 dekorohet për herë të dytë nga shteti francez me medaljen “Kalorës i Legjionit të Nderit (Chevalier de la Légion d’Honneur)”, shkruan kultplus.

Gruaja e Lazër Çettës ishte Agata Çetta.

Nga kjo familje vjen edhe Beniamin Çetta. Beniamin Çetta u lind në Tiranë në marsin e vitit 1937. I atij, Lazër Çetta pati mundësi të merrte kulturë dhe arsim perëndimor dhe u bë profesor i gjuhës frënge në një gjimnaz në Tiranë si dhe drejtor i drejtorisë së të drejtave të studimit në Ministrinë e Arsimit. Djali i madh i familjes, Antoni përfundoi Liceun e Korçës, ndërsa Beniamini do të studiojë për Mjekësi.