Kush ishin dy shqiptarët që komunikonin me Veljanovskin ditën kur u sulmua Sela

Në emisionin “KOD” e udhëhequr nga gazetarja Snezana Lupevska është publikuar video – incizim ku shifen mesazhet e ish – kryemparlamentarit, Trajko Veljanovski duke biseduar me shefin e sigurimit të parlamentint, deputetin Vesel Memedi si dhe Talat Xhaferin e BDI-së.

Asokohe prokurora pat konfiskuar celularët e Veljanovsit dhe Memedit shkaku i ngjarjeve të 27 prillit.

Në videon e publikuar nga Telma shihen vetëm mesazhet e Veljanovskit drejtuar Vesel Memedit por jo edhe të tij.

Megjithatë, mesazhet e Memedit nuk u publikuan kurrë nga pushteti, ndoshta edhe për shkak të lidhjeve që ky i fundit dyshohet që i ka me shërbimet.

Këto biseda janë bërë gjatë ditës kur u sulmuan deputetët, e më së shumti e pësoi kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.