Kush ikën nga debati Ahmeti apo Sela? (VIDEO)

Në rrjetet sociale janë shpeshtuar zërat që kërkojnë përballje televizive mes kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe atij të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Kërkesat për kryqëzimin e argumenteve mes liderëve shqiptarët para kamerave televizive janë shtuar pas debatit të fundit mes kreut të LSDM-së Zoran Zaev dhe atij të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Ekipi i gazetës LAJM ka anketuar disa qytetarë në Çarshinë e Shkupit rreth kësaj teme. Ata që nuk hezituan të përgjigjeshin para kamerës thanë se dëshirojnë të shohin ballafaqimin e dy politikanëve shqiptarë në televizion, por nuk besojnë se një gjë e tillë mund të ndodh për shkak të refuzimit të Ali Ahmetit.

Debati i fundit televiziv mes liderëve shqiptarë është zhvilluar në vitin 2003 mes kreut te BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish kryetari të PDSH-së, të ndjerit Arbën Xhaferi.

Përgjigjet e qytetarëve rreth përballjes televizive të liderëve shqiptarë mund t’i ndiqni në videon më poshtë: