Kush ia mundësoi arratisjen të burgosurit Bekim Mehmeti?

Nga VMRO-DPMNE-ja sot kanë vazhduar me akuza ndaj pushtetit pas arratisjes së të burgosurit Bekim Mehmeti, i cili plagosi një polic dhe arriti të arratisej gjatë transportit nga burgu i Idrizovës, në Qendrën Klinike në Shkup. Nga VMRO-ja opozitare akuzojnë ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski se komandanti i turnit në burgun e Idrizovës i ka mundësuar arratinë Mehmetit,ndërsa thonë se i njëjti ka qenë më herët i punësuar në MPB ndërsa është larguar pasi ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

“Komandanti i ndërrimit në Idrizovë, i cili është përgjegjës për vlerësimin e rrezikut gjatë transportit të të burgosurve në ditën kur po transportohej vrasësi i cili u arratis dhe plagosi policët, është person i afërt me LSD-në. Komandant Dimitrijevski është emëruar nga Spasovski, e i cili është përgjegjës për vlerësimin e rrezikut, ai mund të kërkonte ndihmë nga MPB-ja, që është praktikë kur ka rrezik të shtuar për arratisje. Pse nuk ka kërkuar, duhet të përgjigjet vetë Spasovski, kush e kthen në MPB dhe e promovon. Për cilin kriminel, nëse jo për një vrasës të dënuar, ka rrezik të shtuar të arratisjes?”, thonë nga VMRO-DPMNE.

E nga MPB duan kërkim falje nga VMRO-DPMNE-ja, pasi thonë se po shpërndajnë dezinformata dhe se ministri Spasovski nuk është kompetent për emërime në policinë e burgjeve, por është Ministria e Drejtësisë.

“Ministria e Punëve të Brendshme i demanton fuqishëm gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së të paraqitura në njoftimin e sotëm. Bëhet fjalë ose për gënjeshtër të vetëdijshme, ose për analfabetizëm dhe pamjaftueshmëri të plotë, sepse edhe një gjysmë analfabet e di që Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka lidhje me policinë e burgjeve, por e njëjta është pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, është Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve. Nga këtu, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, as nuk ka mundur dhe as nuk asnjë lidhje me emërimin e komandantëve në burgun e Idrizovës, sepse ai fjalë për fjalë, nuk ka asnjë kompetencë për këtë. Kërkojmë që VMRO-DPMNE të kërkojë falje dhe të tërhiqet nga gënjeshtrat e tilla të që po përhapin në opinion”, thonë nga MPB.

Ndërkaq, pas kësaj nga VMRO-DPMNE kërkuan që të përgjigjet edhe Ministria e Drejtësis.

“Qeveria e pranoi fajin, MPB ia lë Ministrisë së Drejtësisë, komandanti nga i cili iku vrasësi konsiderohet i afërt me Spasovskin. Komandanti në turnin e të cilit ndodhi arratisja është një ish-oficeri policie, i cili u kap duke marrë ryshfet dhe më pas u pushua nga puna. Një polic i kapur në krim është emëruar komandant në Idrizovë nga LSD. A do të deklarohet Ministria e Drejtësisë, pasi Spasovski ua kaloi fajin atyre?”, thonë nga VMRO-DPMNE./tv21.tv