Kush i financoi shqiptarët të luf*tonin për IS*IS? Merret në pyetje Floresha Rasha

Një muaj pas kthimit nga Siria, Floresha Rasha është marr në pyetje nga drejtësia shqiptare, për të zbardhur më tepër se kush i rekrutoi dhe financoi shqiptarët që shkuan për të luf*tuar për IS*IS në Siri. Mësohet se Rasha është pyetur në cilësinë e dëshmitares për mënyrën si ka ikur në Siri si dhe për jetën në kampin Al Hol.

Po kështu janë pyetur dhe fëmijët në praninë e psikologut. Floresha Rasha shkoi në Siri 6 muaj pas bashkëshortit të saj Diamant Rasha, i cili iu bashkua I*SIS dhe më pas u vra duke e lënë të vetme gruan me djalin Amarin dhe vajzën adoleshente. Më pas ajo u martua me Lavdërim Muhaxherin, i njohur si “Ka*sapi i Kaçanikut”. Kryeterroristi shqiptar i IS*IS u el*iminua me dron nga forcat amerikane në 2017. Përgjatë tri viteve martese me Muhaxherrin, Floresha solli në jetë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Fati deshi që djali të mos jetonte, sepse lindi me probleme dhe ndërroi jetë shpejt. Pas ekze*kutimit të Lavdërimit, Floresha u martua sërish. Këtë herë me një luf*tëtar sirian. Solli në jetë një tjetër vajzë. Nuk mbaron me kaq. Jeta i rezervoi një dramë të rëndë gruas. Në rrethimin e Bagusit, asaj i vr*itet burri i tretë dhe vajza e madhe, të cilën e kishte me Diamant Rashën ndërsa Floresha mbeti e pla*gosur rëndë. Vajzën e sapolindur ia rritën “motrat”. Më 27 tetor Floresha dhe 3 fëmijët e saj prekën tokën shqiptare.
Një muaj pas kthimit në Shqipëri Prokuroria e Posaçme ka vendosur të thërrasë Floresha Rashën për marrje në pyetje.