Kush fshihet pas të ashtuquajturës revistë „Veritas“që „investigon“Univerzitetin e Tetovës!!!???

Nasuf Shaqiri:
Kush jeni ju që merreni me kto shpifje të ulta familjare! duke u bazuar në një revistë quasi „hulumtuse““Veritas“ pa autor e rrjedhimisht pa asnjë argument .Të gjithë këto emra që i përmendni në publik janë baballarë të dikujt, nëna të dikujt,motra të dikujt bashkëshort/e të dikujt miq të dikujt etj!Para Se të ak*uzoni dikend duhet të gjitha këto elemente njerzore të meren parasysh!Për një fjali (Po e mar të mirëqenë se e paskan kopju nga dikush)do ja humbni karierën 30 vjeçare të dikujt(për të prodhu një kuadër të tillë duhen së paku 50 vjet)?do ja humbni 5/6 vjet studime(duhen 30 vjet) të stërmundimshme do e në*nçmoni e degradoni para të gjithë miqëve të tyre do i depresiononi që largqoftë të kenë edhe pasoja tr*agjike!

Këta nuk janë politikanë (politikanët në momentin që i hyjnë politikës e dijnë se do jenë të sharë e të lavdëruar janë të pregaditur)dhe nuk mund ti durojnë këto ak*uza të pa baza përkundrazi këta janë profesionistë dhe si të tillë duhet trajtuar dmth si fenomene? !Po si nuk ju vejn zorr të merreni me kaq shpirtligësi? “njeriu për njeriun me të vërtetë qenka ujk „!Pa asnjë argument serioz vetëm e vetëm të rrë*noni rreputacionin dhe integritetin e UT-së dhe të largoni vëmendjen nga dështimet Tuaja Politike e meskine por kot e keni .Ju që hidhni gurin e fshehni dorën shumë shpejt do ju kthehet Bumerang !Më tregoni një të diplomuar që nuk është konsultuar me Autorë të tjerë!

Por Ju ,konsultimet i quani kopjime dhe për kopjimet tash keni zbuluar edhe një term „plagjiaturë „që shumica nga Ju nuk e dini çfarë domethënë kjo fjalë ?!Nëse dikujt i është kopjuar ndonjë fjali ,vetëm Autori ka të drejtë të ankohet dhe askush tjetër!po sa keqadashës paskemi qenë kënaqemi me fatkeqsitë e tjetrit!Ftoj të apostrofuarit që mos të bien në ku*rthin e ktyre ma*trapazve !nuk e meritojnë as vëmendjen minimale! E gjithë kjo bëhet me qëllime ogurzeza, sëpari shembjen e reputacionit të UT-së e më vonë br*aktisjen, rrënimin dhe në fund mbylljen e Tij!Kur ky popull ka ditur të themeloj këtë Universitet të jeni të sigurt se do të dijë edhe ta mbrojë atë!

Gurëthemelin e këtij Universiteti e vuri Prof.Dr.Fadil Sulejmani me intelektualët më në zë të kohës më 1994,me gjak e mbrojti Abdylselam Emini e shumë të tjerë të pl*agosur e të bu*rgosur,, e financuan të gjithë Shqiptarët anë e mbanë Globit pa dallim! Ju të cilët keni marrë kazmat për ta rrënuar këtë vatër të dijes ju siguroj se kazma do ju has në shkëmb dhe do ju kthehet kokës! Larg duart nga Univerziteti!
Në çdo Univerzitet të gadishullit Ilirik e më gjërë ka fenomene të kësaj natyre por askund në botë, nuk e mer guximin ndonjë revistë „fantazmë“ ti zgjidh ato probleme, i zgjedhin vet komisionet mbrenda institucioneve Univerzitare!

UT-ja ka autonominë dhe institucionet e veta të pamvarura dhe do të dijë t‘i zgjedh problemet mbrenda tij.Një gjë nuk arrij ta kuptoj gjatë këtyre gati 30 vjetëve punë aktive të ktyre profesorëve të nderuar në UT ,asnjë pro*testë të studentëve nuk pati ,asnjë ankesë të kolegëve të tyre nuk pati !Një ditë të bukur e ashtuquajtura „Veritas“ pa autor na paska investiguar,e,i zgjodhi problemet?!?!?!Dhe për fund, si është e mundur dhe si shpjegohet që pikërisht ish studentë të po këtyre profesorve të anatemuar,që përmenden gjithandej ,janë kuadër profesionistë dhe të rrespektuar e kanë shumë suksese në Europë dhe jo vetëm?!Zot fali se nuk dijnë çfarë bëjnë ose ,dijnë por e bëjnë kastile!!!???