Gjykatësi Safet Kadrii sot është vendosur që të jetë njëri ndër të përzgjedhurit si gjyaktës në Gjykatën Supreme!
Por kush është Safet Kadrii, gjyaktësi nga Gjykata e Apelit që ishte një nga tre gjykatësit i cili dha vendim për lirimin e ish kryeprokurores publike Katica Janeva që t’i vendoset paraburgim shtëpiak ndërsa me shumë neglizhencë dhe mundim ka ndihmuar rastin Alfa!
Po kush është Safet Kadrii:
Kadrii ishte gjykatës në Gjykatën e Apelit nga viti 2009!
Ka diplomuar në fakuktetin Juridik në Prishtinë në 1990, ndërsa në 2001 kaloi provimin e jurispodencës në Shkup.
Në 2008 magjistroi në fakuktetin Juridik në Prishtinë, drejtimi penalo-juridik në temën “Parimi i ligjshmërisë në të drejtën penale”.
Sipas biografisë së tij në periudhën prej 1990 deri në 1992 ka punuar në ndërmarrjen bujqësore “Vëllazërimi” në fshatin Zhelinë të Tetovës.
Në periudhën prej 1993 deri në 1996 ishte drejtor i DOO “Agrostrimnica” Tetovë.
Prej vitit 1996 deri në vitin 2000 punoi si ndihmës drejtor në zyrën për punë të përgjithshme dhe të vecanta në Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.