Kush është Repki nga Batinca, për të cilin sot u arrestuan 17 policë të Burgut të Idrizovës

I burgosuri, për arratisjen e të cilit sot në “Idrizovë” janë arrestuar 17 pjesëtarë të policisë së burgut, është Zulqufli Nuredini, i njohur me nofkën Repki, nga fshati Batincë i Shkupit, mëson javorja “Fokus” nga burime të mirëinformuara nga burgu.

Arratisja e Nuredinit u organizua tetorin e kaluar, kur i dënuari u dërgua për mjekim në një spital privat.

Nuredini, i njohur me pseudonimin Repki, u arrestua në tetor 2021 nga njësiti special “Tigrat” pas disa përpjekjeve të dështuara më parë.

Nuredini më pas kërkohej me urdhër për dy vrasje në tentativë. Ai gjithashtu dyshohej se kishte marrë pjesë në disa krime të dhunshme, si zhvatje, reket ndaj biznesmenëve, si dhe pjesëmarrje në organizimin dhe zjarrvënien e makinave.

– Oficerët e policisë nga njësiti special ” Tigrat” në koordinim me ANB me datë 20.02.2021. në orën 1.40. ora në lokalitetin Lavçan në territorin e Velesit kanë ndaluar Z.N, (30) nga fshati Batincë, i cili kërkohej me urdhër për dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e disa veprave penale, ndër të cilat dy “vrasje të mbetur në tentativë”. Personi është dorëzuar në prokurorinë publike kompetente, njoftoi atëherë MPB-ja.