Më 13 mars ka përfunduar afati për parashtrimin e kandidaturave për kryetar të partisë Aleanca për Shqiptarët.
“Kjo i bie se afati ka përfunduar 14 ditë para mbajtjes së Kongresit që do të jetë me 27 mars. Të drejtë garimi ka secili kandidat i partisë që do të arrijë të grumbullojë 400 nënshkrime. Konform kësaj pjese statutore të partisë, deri në datën e caktuar ne si komision që jemi caktuar nga ana e Kuvendit qendror kemi konstatuar se tek ne kanë ardhur nënshkrime të 1600 personave për një kandidaturë me emrin Ziadin Sela” tha Halil Snopçe