Ish-deputeti Kadri Veseli do të zëvendësohet në Kuvendin e Kosovës nga Fadil Nura, shkruan Gazeta Metro.
Nura do jetë deputeti i radhës nga Partia Demokratike e Kosovës i cili në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ka arritur të marrë 8,959 vota.
KQZ sot miratoi këtë rekomandim të Zyrës së Presidentit të Kosovës, për kandidatin e radhës për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë se ky ndryshim vjen pasi Kadri Veseli dha dorëheqje nga pozita e deputetit për shkak të ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale.