Kush është ministri i qeveris Kurti që mori 12 mijë marka për të luftuar në Kosovë

Ministri i ri i Mbrojtjes Anton Quni, mori detyrën për të udhëhequr me ushtrinë e Kosovës, trashëguese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, Quni njihet si ushtarak me profesion i angazhuar në Kosovë me pagesë, ku kishte marrë 1 mijë marka të atëhershme në muaj për një vit të plotë, duke fituar 12 mijë marka për angazhimin e tij në luftën e Kosovës.

Në lu ftën e Kosovës ishin angazhuar mijëra djem e vajza, gra e burra, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të lu ftuar kundër okupatorit shumëvjeçar, Serbisë.

I gjithë angazhimi i tyre ishte vullnetar, pa kompensim me para apo forma tjera, shkruan Gazeta Insajderi.

Mirëpo, Ministri i ri i Mbrojtjes, që do të udhëheq me djemtë dhe vajzat pasardhëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte angazhuar në lu ftën e Kosovës, duke u paguar për çdo muaj, sikurse bëjnë mercenarët nëpër lu ftëra të ndryshme nëpër botë.

Anton Quni, duke qenë ushtarak me profesion dhe shkollimin e kryer në Kroaci, ishte angazhuar gjatë lu ftës në Kosovë me pagesë nga Ministria e Mbrojtjes e atëhershme, ku ministër ishte Ahmet Krasniqi, një zyrtar i lartë i LDKsë.

Se ishte paguar gjatë lu ftës në Kosovë, Quni e ka pranuar vetë, duke thënë se ka marrë 12 mijë marka të atëhershme.

“Kam marrë pagë nga muaji korrik i vitit 1998 deri në po të njëjtin muaj të vitit 1999, një vit në total i bie diku 12 mijë marka për tërë lu ftën, do të thotë për ata që me quajnë mercenar, fitimi im ka qenë 12 mijë marka. 12 mijë marka unë e kam pasur fitimin tim mujor me biznesin tim në Zagreb”, kishte thënë Quni.

Por, ai ka pasur një arsyetim se pse kishte pranuar të paguhet për të lu ftuar në Kosovë.

“Kur është në pyetje financimi për ngritjen e kapaciteteve ushtarake etj, aty qarkullon shumë para. Dhe kontrolli i parave në kushte lu fte është shumë i vështirësuar. Që ushtarakët të mos shfaqin apetite e të mos shndërrohen në profiter lu fte, minimumi dhe maksimumi i tij është paga që i ka dhënë Ministria”, kishte thënë Quni

Se Anton Quni ishte paguar për lu ftën në Kosovë, e kishte zbuluar fillimisht presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë raportimit në komisionin hetimor parlamentar për “Gylenistët”, kur Thaçi e Quni ishin përplasur ashpër.

“Ti kur flet për lu ftë mos u djersit, se në lu ftë ke qenë nga fundi. Një këmbë e ke pas në Shqipëri një në Kosovë. Je hi në Kosovë pasi u hy NATO në Kosovë. Ke lu ftuar, ke qenë një mercenar lu ftëtar. Je një Boshko Buhë i paguar. Duhet me të ardh turp. Ti mercenari qe ke lu ftu atje, asnjë ditë nuk e ki lu ftë në Kosovë”, kishte deklaruar Thaçi gjatë mbledhjes së komisionit.

Anton Quni, detyrën e ministrit të Mbrojtjes e mori nga Rrustem Berisha.