Kush është Krenar Lloga kandidati për Ministër të Drejtësisë!

Krenar Lloga, Kandidat për Ministër i Drejtësisë

Krenar Lloga ka mbi 15 vjet përvojë në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë pozitat:

Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë Financiare (2007); Këshilltar Ligjor në Komunën e Tetovës (2010); Shef kabineti dhe këshilltar për çështje juridike në Komunën e Strugës (2013); Sekretar i Përgjithshëm në Komunën e Strugës (2014-2017); Udhëheqës i Sektorit për Çështje Juridike në Komunën e Strugës (2018) dhe Udhëheqës i Sektorit për Burime Njerëzore në Avokaturën e Shtetit (2019). Nga viti 2021 është anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Krenar Lloga ka përvojë aktive në jetën politike dhe publike të Maqedonisë së Veriut që nga viti 2005, fillimisht me Partinë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH) si bashkëpunëtor i kryetarit të saj, të ndjerit Arbën Xhaferi. Më pas si Kryetar i Forumit Rinor (2009-2012). Në vitin 2014 ishte ndër themeluesit e Lëvizjës për Reforma në PDSH.

Krenar Lloga ka diplomuar në të Drejtën Kushtetuese dhe Administrative. Ai ka magjistruar në Diplomaci në Universitetin e Evropës Juglindore.

Krenar Lloga është Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët.