Kush është kosovari që u vra sot në Zvicër

Në mëngjesin e të enjtes, një kosovar ka mbetur i vdekur në Zvicër.

Sipas raportimeve deri te vdekja e tij ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje familjare në një apartament në rrethin 2 të Cyrihut.

Reporteri.net merr vesh se aty ka mbetur i vdekur 47 vjeçari M.Berisha nga Gjakova.

Përpos Berishës të plagosura kanë mbetur edhe dy gra, njëra e moshës 50 dhe tjetra e moshës 18 vjeçare.

M.Berisha, 47 vjeçar me shtetësi zvicerane, i cili është me prejardhje kosovare, ka vdekur në apartament pavarësisht masave të menjëhershme të rianimacionit.

Kosovari raportohet se ka drejtuar një biznes të makinave për 20 vjet.

Sipas Policisë së Qytetit të Cyrihut, prapavija dhe rrjedha e ngjarjeve janë ende të paqarta. Ato janë objekt i hetimeve të vazhdueshme nga zyra e prokurorit publik, Instituti për Mjekësinë Ligjore dhe Policia Kantonale e Cyrihut. Specialistët e Institutit të Forenzikës janë thirrur për të siguruar provat.