Kush është babai i fëmijës së Naomi Campbell, modeles britanike

Naomi Campbell u bë nënë për herë të parë në moshën 50 vjeçare, dhe të gjithë pyesin nëse ajo ka një partner aktualisht dhe cili është babai i vajzës së saj te porsalindur.

Modelja britanike, në vëmendjen e publikut që prej viteve 80`, e befasoi botën me postimin e vet në rrjetet sociale, ku njoftonte ardhjen në jetë të vogëlushes.
Ajo nuk përmendi se kush është babai i fëmijës, por thjesht i bëri “tag” të ëmës, Valerie Morris Campbell.

Deri tani, ajo që na rezulton është se Naomi është një nënë e vetme. Modelja fenomenale ka qenë dy herë e fejuar, por kurrë nuk ka lidhur kurorë. Në 1998 ajo u fejua me milionerin Italian Flavio Briatorem por u nda në 2003.
Më pas, u fejua me biznesmenin rus Vladislav Doronin me të cilin u nda në 2013. Lidhja e fundit e njohur e saj ishte me Skepta, reper 38 vjeçar nga Londra në 2018, ndërsa është përfolur gjithashtu për një romancë me ish anëtarin e One Direction, Liam Payne.