Kush është avokati i Hashim Thaçit? Njeriu që fitoi thuajse të gjitha proceset ku mori pjesë

David Hooper, është avokati kryesor në rastin e ish-drejtorit politik të UÇK’së, Hashim Thaçi, i cili është duke u gjykuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë për krime lufte. Hoper ka fituar të gjitha çështjet e rëndësishme të profileve të larta të akuzuar për krimi të ndryshme. Ish-presidenti Thaçi do të ketë mbrojtje shumë profesionale dhe shumë të suksesshme në raste të ngjashme ku në qendër të akuzave janë krimet e luftës.

David Hooper është avokat britanik që ka bërë punë të jashtëzakonshme në të kaluarën, ai është i njohur kryesisht me çështje serioze penale dhe ekstradim, por fusha e tij kryesore e praktikës gjatë 20 viteve të fundit ka qenë në të Drejtën Penale Ndërkombëtare me përvojë të gjerë, duke përfaqësuar të akuzuarit para Tribunaleve dhe Gjykatave Ndërkombëtare.

Hooper ishte avokat kryesor i mbrojtjes në Tribunalin Ndërkombëtar për Ruandën (ICTR) në rastin e Andre Rwamakuba, ministër në Qeverinë e Ruandës në vitin 1994 dhe më vonë për At Nsengimana, një prift katolik i akuzuar për gjenocid. Të dy këta u shpallën të pafajshëm nën mbrojtjen e Hooper. Që nga viti 2007, David Hooper ka qenë në krye të çështjeve në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë së pari si avokat në çështjen DRC të Germain Katanga, së dyti, çështja e dhunës zgjedhore në Kenia e William Ruto i cili ishte nënkryetar i Kenisë, çështja përfundoj në vitin 2016 për mungesë të provave.

Ai ka ligjëruar gjerësisht mbi çështjet e së Drejtës Penale Ndërkombëtare (ICL) dhe ishte Presidenti i parë i Shoqatës së Avokatëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC). Hooper ka diplomuar në Universitetin e Kentit në Caterbury, si dhe rangohet si një ndër avokatët më të mirë për çështje kriminale nga Chambers and Partners 2021.

Pjesë e ekipit të avokatëve të Thaçit është edhe amerikani Pierre-Richard Prosper, ish-prokuror dhe ish-zyrtar i Qeverisë Amerikane. Ai ka shërbyer si Ambasador Special për Çështje të Krimeve të Luftës nga administrata e ish-presidentit amerikan George W. Bush në periudhën 2001-2005. Vlen të theksohet se, pjesë e ekipit të Thaçit është edhe avokati kosovar, Dastid Pallas