Kush e shpiku kartën e identitetit?

Duke përjashtuar përdorimin e objekteve të zbukuruara apo tatuazheve, të përdorura që nga fillimet e njerëzimit për të identifikuar fise apo individë të caktuar, shembulli i parë i një karte identiteti daton rreth fundit të mijëvjeçarit të dytë Para Krishtit.

Konkretisht, ato ishin pllaka prej terrakote, ku gdhendej me shkronja kuneiforme emri dhe të dhëna të tjera personale të personit në fjalë. Ajo u përdor nga Asirianët, perandoria e të cilëve ishte e banuar nga grupe dhe popullata të shumta etnike. Një evolucion i kësaj forme dokumentacioni u shfaq vetëm shekuj më vonë, në Perandorinë Romake.

Unë jam një qytetar romak
Në atë kohë kishte 2 mënyra për të vërtetuar që dikush ishte një qytetar romak. E para përbëhej nga një vetë-certifikim gojor, bazuar në deklaratën “Civis Romanus Sum (Unë jam një qytetar romak), megjithëse ishte e preferueshme që kushdo që e thoshte atë, të fliste mirë latinishten dhe të vishej sipas modës romake.

E dyta përfshinte përdorimin e dokumenteve specifike “zyrtare”.Por ato që i paraprinë lindjessë kartës së identitetit ishin diplomat, pra kartat prej bronzi të përdorura në ushtrinë romake, tek të cilat vërtetohej shtetësia e ushtarëve të huaj të integruar në ushtrinë romake. Emrat e këtyre të fundit regjistroheshin në pllaka më të mëdha, si prej bronxi ashtu edhe prej druri.

Si ishin praktikat në Mesjetë
Gjatë Mesjetës, risitë kryesore në fushën e certifikatave të identitetit, kishin të bënin me evoluimin e dokumenteve të ngjashme me pasaportat tona, paraardhësi kryesor i të cilëve ishte guidaticum (një dokument në formën e një letre, që mbante emrin e bartësit). Ishte një lloj licence garancie e lëshuar nga autoritetet në favor të atyre që donin të arrinin në qytete të caktuara dhe vende të huaja, kryesisht për arsye tregtare.

Këto dokumente, të cilat qarkulluan duke nisur nga shekulli XIII enë vazhdim, përmbanin emrin e bartësit dhe ndonjëherë edhe ndonjë përshkrim fizik. Por në dallim nga pasaportat e sotme, ato kishin një vlefshmëri të përkohshme, shumë të kufizuar në kohë dhe hapësirë.

Çfarë ndodhi nga shekulli XIX e në vazhdim
Pas shekujve të Mesjetës, për një pjesë të madhe të epokës moderne, shumëllojshmëria dhe shpërndarja e dokumenteve të identitetit mbeti e kufizuar. Qytetarëve të secilit vend iu kërkua të regjistronin emrat e tyre në regjistra të veçantë. Por kjo gjë pa një fletë të veçantë, apo një lëshim dokumenti vetjak.

Gjërat ndryshuan gjatë shekullit XIX, duke nisur nga Franca Napoleonike, ku u hartuan dokumente specifike në lidhje me klasat e ndryshme të punëtorëve, dhe filluan të prodhohen lloje të ndryshme dokumentesh të identifikimit.
Shembulli që na vjen nga Turqia, dhe që u ndoq më pas nga të tjerët

Por formacioni i parë i madh shtetëror që prezantoi një kartë identiteti, e cila ishte e njëjtë për të gjithë qytetarët ishte Perandoria Osmane në vitin 1844, me urdhër të Sulltan Mahmudit II. U desh shumë kohë që shembulli turk të ndiqet nga vendet e tjera. Në vitin 1876 fotografi Uilliam Notman, që me rastin e Ekspozitës Universale të Filadelfias në SHBA, prezantoi për herë të parë një sistem identifikimi për ekspozuesit dhe punonjësit, që përfshinte përveç të dhënave personale, edhe një fotografi.

Me fillimin e shekullit XX, ky model do të miratohej nga qeveritë kombëtare në të gjithë botën për të krijuar lloje të ndryshme dokumentesh të identitetit që njohim sot. Ndër të parët ishin britanikët, të cilët prezantuan pasaportën e parë të detyrueshme me fotografi që në vitin 1915. Edhe Italia prodhoi kartën e parë të identitetit në vitin 1931, për arsye të sigurisë publike.