Kush e propozoi emrin për “UÇK”? (VIDEO)

Politika asokohe nuk po bënte punë, andaj strukturimi ushtarak ishte i domosdoshëm. Krahut të ar*matosur i duhej një emër, i cili zu fill 28 vjet më parë, kur në mbledhjen e kryesisë së Lëvizjës Popullore të Kosovës, Xhavit Haliti dha një propozim. Emri “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” u zyrtarizua 17 nëntorin e 1994-ës, bashkë me Shtabin e Përgjithshëm dhe komunikatën numër 11.

Emërtimi i dalë nga takimi në Zvicër doli të jetë i qëlluari dhe që la gjurmë të mëdha më vonë. Derisa vendosja e emrit bëri që edhe besimi në ushtri të rritej dita ditës. Edhe në këtë përvjetor festa është më e zbehtë pasi themeluesit e UÇK-së, si të dyshuar për kr*ime lu*fte, ndodhen në Hagë.