Kush e kreu ate*ntatin? Akuzat e Fetah Rudit për Rexhep Selimin ngjajnë me pretendimet e Jack Smithit

Një përpjekje që pretendohet se ishte bërë për ta vr*arë një person, kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith e kishte përmendur në kërkesën që ia kishte parashtruar gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou për të lëshuar urdhëra*rrest ndaj katër ish-krerëve politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-inspektori i përgjithshëm i UÇK-së, Rexhep Selimi, nga Prokurori i Specializuar, Jack Smith, është përshkuar si ‘boss’ i një ba8nde njerëzish që kishin bërë a*tentat ndaj një personi. Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, e ka ak*uzuar publikisht Selimin për atentatin e para 20 viteve ndaj tij, ndërsa rrëfimi i Rudit për këtë ngjarje është i ngjashëm me një pjesë të pretendimeve të Jack Smith.

Në kërkesën që Zyra e Prokurorit të Specializuar ia kishte dërguar gjykatësit të Speciales, Nicolas Guillou për lëshimin e urdhërarr*estit për ish-krerët e UÇK-së, pretendohet se Selimi një orë pas tentim-vrasjes, kishte provuar ta telfononte njërin nga të dyshuarit dhe pastaj e kishte kontaktuar një oficer të Policisë, të cilit thuhet se i ka kërkuar të merrte diçka që ishte përdorur në këtë atentat. Telefonata e Selimit që pretendohet se është bërë pas atentatit, përmendet edhe në kërkesën e kryeprokurorit special.

“Për më tepër, individët të cilët kanë punuar për Rexhep SELIMIN ishin të përfshirë në një përpjekje [REDAKTUAR] për ta vrarë [REDAKTUAR]. Brenda një ore pas tentim-vrasjes, SELIMI u përpoq ta thërriste njërin nga të dyshuarit dhe SELIMI më pas kontaktoi një oficer të Policisë së Kosovës duke kërkuar që ta rimarrë [REDAKTUAR] që dyshohet se është përdorur në atentat. Një hetues [REDAKTUAR] vuri në dukje se ‘[[]] është […] shqetësim i madh që Rexhep Selimi mund ta thërriste një oficer të Policisë në çdo kohë dhe t’i kërkonte që ta shfrytëzonte pozicionin e tij për t’i marrë provat e përdorura në veprat e mundshme penale’”, thuhet në pretendimet e ZPS-së.

Pjesë nga kërkesa e kryeprokurorit Jack Smith për arrestimin e Selimit dhe të tjerëve
Të martën, në 20-vjetorin e tentim-vrasjes ndaj tij, Rudi e ka akuzuar Selimin se truprojat e tij e kishin bërë atentatin ndaj tij më 15 dhjetor të vitit 2000. Sipas tij, ata kishin qenë në një veturë të kuqe të markës “Opel Astra”, prej ku plumbat e shkrepur në veturën ku gjendej ai e rrokën atë në shpinë dhe kraharor, për ta lënë sot e asaj dite në karrocën e invalidit.

Deputeti i LDK-së tha se pas atentatit ndaj tij, tre truprojat e Rexhep Selimit bënë aksident me një kamion ku edhe vdiqën në vend. Pas aksidentit, ai tha se njërit prej truprojave të tij i kishte rënë telefoni, të cilin e kishte marrë njëri nga policët që kishte arritur në vendin e ngjarjes. Siç ka treguar Rudi, kur polici e kishte hapur telefonin, në telefonatë ishte paraqitur Rexhep Selimi. Sipas tij, Selimi kishte pyetur se a është kryer puna, duke përdorur fjalë banale.

Se ata që Rudi thotë se i bënë atentat kishin punuar për Rexhep Selimin, ai tha se ia kanë konfirmuar edhe familjet e tyre dhe KFOR-i. “Kur më kanë plagos mua te “Ura e Bytyçve” kanë hyrë diku kah Kleçka, Tërpeza dhe kanë dalë atje, kanë bërë ndeshje në Myzeqinë me një shleper, mirëpo çfarë është tjetra, se tani nuk është as shliperi, as personi, as informata ku janë dhe pse ka ndodhur aksidenti”, tha Rudi në Kanal 10. Ai të martën kishte shkruar se Gjykata Speciale është e vetmja shpresë e tij që mund t’i dënojë urdhërdhënësit e këtij atentati.

“Tash e 20 vite, drejtësia në Kosovë, përfshirë edhe atë ndërkombëtare, ka dështuar që urdherdhenesit e atentatit ndaj meje të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar. Por pas dy dekadash, një drite po shihet në fund të tunelit. Gjykata Speciale është e vetmja shpresë për zbardhjen e atenatit ndaj meje dhe të gjitha vrasjeve politike që kanë ndodhur në Kosovë”, ka shkruar Rudi në Facebook.

Në kërkesën 22-faqëshe të Prokurorisë së Specializuar për lëshimin e urdhërarrestit ndaj Selimit dhe të tjerëve, përmenden edhe përndjekje e vrasje të dëshmitarëve, si dhe pretendohet që ish-anëtarë të UÇK-së e ish-anëtarë të organizatave ndërkombëtare në Kosovës ishin frikësuar të dëshmonin në Speciale.