Kush e futi në kurth “presidentin” e Çamërisë? Detaje të reja nga atentanti në Holandë

Familja e Festim Latos në Vlorë ka hapur dyert e mortit, ndërsa sot priti në aeroportin e Rinasit trupin e pajetë të 44-vjeçarit që u gjet i ekzekutuar në Holandë ku jetonte prej vitesh. Festim Lato, president i vetëshpallur i Çamërisë, do të përcillet të shtunën për në banesën e fundit me homazhe të cilat do të mbahen tek teatri “Petro Marko” në Vlorë.

Ndërkohë detaje të reja shoqërojnë hetimin mbi ekzekutimin  e “presidentit” të Çamërisë në Holandë.

Sadrie Kasimi, një grua që ka bashkëpunuar për 5 vite me presidentin e vetëshpallur të Republikës çame, zbulon për mikrofonin e Report Tv detaje nga ky kr im i rëndë. Teksa ka dalë në aeroportin e Rinasit të presë trupin e pajetë të 44-vjeçarit vlonjat që mbërrin në atdhe tha se ishte një bashkëpunëtor holandez i Latos që e futi atë në kurth. Ajo nuk bën të ditur emrin e tij por thotë se këto informacione i ka mësuar nga të njohur të saj në Holandë dhe vetë kryeministri i vetëshpallur i republikës çame, Ali Aliu.

“E morën, e gënjyen me metodën e tyre që do shiste makinën, dhe e morën e ekzekutuan. Ishte një djalë holandez që ka marrë pjesë në Republikën e Çamërisë dhe ka ardhur 4 herë në Vlorë nga Holanda. Festim Lato ishte me dy njerëz të tij në makinë, e ka thirrur ky djalë i ka thënë do vish se jam me dy njerëz do e shesësh makinën, do vish në kafe? Ai i la të gjitha në makinë, me telefonë dhe ata e morën e ekzekutuan. Veç të mira i ka bërë popullit çam, na ka ndihmuar në çdo prizëm, na ka ardhur shumë keq, sikur më ka vd ekur djali im, jo një president. Nuk e di si e mashtruan.